Subscribe to Updates
Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.
Author: AVA
Sterilizimi dhe kujdesi për kafshët endacake në Tiranë mbetet një nga problemet më të neglizhuara. Nga vëzhgimet dhe vizitat tona në terren, rezulton se vetëm një numër shumë i vogël i qenve dhe maceve endacake sterilizohet çdo vit, duke bërë që problemi të përsëritet vazhdimisht. Mungesa e ndërgjegjësimit, zbatimi i dobët i ligjit dhe kapacitetet e kufizuara institucionale e bëjnë këtë çështje edhe më të komplikuar. Ndërkohë, sterilizimi mbetet zgjidhja më humane dhe afatgjatë për të parandaluar vuajtjen e kafshëve dhe rritjen e pakontrolluar të tyre. Informimi i qytetarëve, bashkëpunimi me organizatat e mbrojtjes së kafshëve dhe përfshirja aktive e…
Në këtë episod flasim për adoptimin e kafshëve endacake përmes historisë së Emit, e cila ndan eksperiencën e saj personale me adoptimin e një maceje nga rruga dhe ndryshimin që kjo solli në jetën e saj.
Në këtë episod flasim për sterilizimin e kafshëve endacake dhe pse është një nga hapat më të rëndësishëm për të reduktuar vuajtjen dhe për të ndërtuar një komunitet më të ndërgjegjshëm.
Në zemër të Tiranës, një familje ka hapur dyert e shtëpisë së saj për macet e braktisura, duke u ofruar strehë, ushqim dhe kujdes të vazhdueshëm. Me shumë dashuri dhe përkushtim, ata merren çdo ditë me mirëqenien e maceve, duke siguruar trajtim, pastërti dhe një ambient të sigurt për to. Kjo nismë është një shembull frymëzues i humanizmit dhe kujdesit ndaj kafshëve në nevojë, duke treguar se ndryshimi fillon nga individët dhe familjet e thjeshta.
Në Shqipëri, ligjet për mbrojtjen e kafshëve ekzistojnë, por realiteti është i trishtë. Helmime, braktisje, rrahje dhe pothuajse askush nuk ndëshkohet. Vetëm gjatë vitit 2023, më shumë se 50 raste të keqtrajtimeve të kafshëve endacake u raportuan në qytete të mëdha, por hetime dhe dënime ka pak. Ndërkohë, në Itali, ligji për mbrojtjen e kafshëve ka vendosur dënime të rënda për ata që i shkaktojnë qëllimisht vuajtje kafshëve, duke rrezikuar deri në katër vjet burg dhe gjoba deri në 60,000 euro. Në Poloni, qeveria ka ndaluar mbajtjen e qenve të lidhur me zinxhir, një hap i madh drejt standardeve humane…
Në Shqipëri, mënyra se si trajtohen kafshët endacake lidhet ngushtë me rolin që media zgjedh t’i japë kësaj çështjeje. Edhe pse rastet e helmimeve, dhunës dhe neglizhencës ndaj kafshëve janë të shpeshta, media shpesh reagon vetëm në momente krize, duke e lënë temën jashtë vëmendjes së përditshme publike. Analiza e monitorimeve të fundit të mediave dhe raporteve të organizatave aktiviste tregojnë se në 6 muajt e fundit, vetëm rreth 20–25 artikuj në mediat kryesore shqiptare trajtuan kafshët endacake, shumica thjesht si lajme të vogla për ngjarje specifike, ndërsa vetëm 3–4 artikuj ishin raportime më të thelluara ose investiguese, që përfshinin…
Në rrugët e Tiranës, çdo ditë shihen qen dhe mace që kërkojnë ushqim, siguri dhe pak vëmendje. Ndërsa sterilizimi dhe strehimi janë hapa të rëndësishëm, adoptimi mbetet një nga zgjidhjet më të neglizhuara për kafshët endacake në Shqipëri. Pavarësisht përpjekjeve të organizatave dhe vullnetarëve, numri i adoptimeve është ende i ulët krahasuar me numrin e kafshëve që jetojnë në rrugë. Në kryeqytet, strehëza publike në Tufinë, si edhe organizata joqeveritare dhe vullnetarë të pavarur, përpiqen të gjejnë familje për kafshët e shpëtuara. Shumë prej tyre janë të vaksinuara, të sterilizuara dhe të trajtuara mjekësisht, por pavarësisht kësaj, adoptimi shpesh shihet…