Në Shqipëri, ligjet për mbrojtjen e kafshëve ekzistojnë, por realiteti është i trishtë. Helmime, braktisje, rrahje dhe pothuajse askush nuk ndëshkohet. Vetëm gjatë vitit 2023, më shumë se 50 raste të keqtrajtimeve të kafshëve endacake u raportuan në qytete të mëdha, por hetime dhe dënime ka pak.
Ndërkohë, në Itali, ligji për mbrojtjen e kafshëve ka vendosur dënime të rënda për ata që i shkaktojnë qëllimisht vuajtje kafshëve, duke rrezikuar deri në katër vjet burg dhe gjoba deri në 60,000 euro. Në Poloni, qeveria ka ndaluar mbajtjen e qenve të lidhur me zinxhir, një hap i madh drejt standardeve humane për kafshët shtëpiake, ndërsa Holanda është bërë vendi i parë në botë që ka arritur të eliminojë pothuajse plotësisht qenët endacakë, duke siguruar për secilin qen një shtëpi të përhershme dhe duke i larguar nga rruga.
Këto shembuj tregojnë se ligji mund të bëhet i fuqishëm vetëm kur zbatimi është real dhe i përditshëm. Në Shqipëri, mungesa e hetimeve dhe ndëshkimeve i lejon dhunuesit të vazhdojnë aktivitetin e tyre, ndërsa kafshët mbeten viktima.
Mbrojtja e kafshëve nuk është vetëm detyrim ligjor, është reflektim i vlerave tona si shoqëri. Deri sa Shqipëria të mësojë nga Italia, Polonia dhe Holanda, hendeku mes ligjit dhe realitetit do të mbetet i madh, dhe kafshët do të jenë ende të pambrojtura.
